Aktualitet

FOTO/ Ekzekutoi me 3 plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, ky është autori i dyshuar Elvis Shkëmbi

31-vjeçari Elvis Shkëmbi ekzekutoi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, pasi gjyqtari sapo kishte shpallur vendimin në favor të palës tjetër, ndërsa xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi humbi gjyqin për pronën.

zh.ll
FOTO/ Ekzekutoi me 3 plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, ky
Elvis Shkëmbi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e Gjykatës së Apelit. 31-vjeçari Elvis Shkëmbi ekzekutoi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, pasi gjyqtari sapo kishte shpallur vendimin në favor të palës tjetër, ndërsa xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi humbi gjyqin për pronën. Në atë moment, 31-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit, i cili humbi jetën rrugës për te Trauma.

Ajo që mbetet ende e paqartë, dhe përbën një mister më vetë, është hyrja e autorit me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Si arriti të shmangë kontrollin e sigurisë. Apo, nëse është kontrolluar apo jo? Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ai e pranoi krimin duke thënë se e kreu aktin pasi po e humbte gjyqin.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, palë në proces. Bëhet fjalë për babë e bir, Rakip dhe Ervis Sulaj të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës./ZËRI

Poll

MOS HUMB