Aktualitet

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit të Majlinda Bregut dhe vëllezërve të tij në Britani

Britania nuk ishte vetëm vendi final për mbërritjen e drogës, por vëllezërit kanë edhe bizneset dhe pronat e tyre në Angli.

F.I
FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit
Vëllezërit Hoxhosmani

TIRANË-Janë publikuar imazhet e pronave dhe bizneseve të vëllezërve Artur, Renols, Klevis dhe Bledar Hoxhosmani në Brianinë e Madhe. Dy prej tyre Artur dhe Klevis Hoxhosmani janë vendosur në pranga nga SPAK. Klevis Hoxhosmani i njohur pëe lidhjen me Kejda Ajazin - vajzën e Majlinda Bregut, 51 vjeç, ish-ministres së Shqipërisë për Integrimin Europiantë, së bashku me vëllain e tij, akuzohen për kontrabandë droge nga Kolumbia ose Ekuadori, të cilat shpesh herë transportoheshin nga deti dhe nga toka për në Britaninë e Madhe, të cilat shpesh herë transportoheshin nga deti dhe nga toka për në Britaninë e Madhe.

Britania nuk ishte vetëm vendi final për mbërritjen e drogës, por vëllezërit kanë edhe bizneset dhe pronat e tyre në Angli. Në fotot më poshtë shihen vilat, apartamentet dhe bizneset që janë në pronësi të të katërt vëllezërve.

Konkretisht dhëndri i Majlinda Bregut, Klevis Hoxhosmani ka në pronësi një lavazh me emrin “Crystal Hand Carwash Of Bournemouth Limited”, biznes i cili u krijua në vitin 2013 dhe u shpërbë në vitin 2015. Hoxhosmani rezulton të ketë qenë drejtor i kompanisë “Barrack Road Tyres Limited”, me qendër në qytetin bregdetar Bournemouth në jug të Anglisë. Ai  është ende drejtor i "Opa Coffee Limited", një dyqan pranë Central Gardens, një park në qendër të qytetit të Bournemouth. 

Vëllai i tij, Arturi, është ish-pronari i një tjetër lavazh makinash vendas, "Ferndown Hand Car wash". Në pronësi të Artur Hoxhosmanit janë edhe dy vila. Pas nuk mbetet as vëllai tjetër Renolsi, në emër të të cilit figurojnë tre prona. Ndërkohë në emër të vëllait tjetër Bledarit është një apartament.

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

FOTOT- Lavazhe, apartamente e vila! Zbardhen pasuritë e dhëndrit

Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë "arrest me burg", Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. GJKKO ka liruar Ilir Lloshin, i cili rezulton të jetë arrestuar gabimisht nga SPAK. Personi i 7-të i shpallur në kërkim, është biznesmeni, Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI

Poll

MOS HUMB