TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK ku u godit grupi kriminal i trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine në Europë. Në lidhje me hetimin në pranga janë vendosur edhe dy vëllezërit nga Burreli, Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ky i fundit i njohur pas një lidhje sentimentale me vajzën e ish-deputetes së PD, Majlinda Bregu.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar foton e dy vëllezërve Hoxhosmani të arrestuar, Artur Hoxhosmani dhe Klevis Hoxhosmani, i bërë i njohur pas një lidhje sentimentale me vajzën e ish-deputetes së PD, Majlinda Bregu.
Dy vëllezërit e arrestuar njëherësh janë djemtë e xhaxhait të Elvin Hoxhosmanit, i dënuar me 23 vite burgim si pjesë e grupit të Indrit Dokles, që i bënë dy herë atentat në muajin Prill dhe Maj 2005, Lulzim Berishës në Durrës. Ata kishin arritur të ngrinin një linjë të sigurt të trafikut të kokainës, duke u futur në tregun e shumicës së bashku me Plaurent Dervishajn, ish-kunatin e Lulzim Berishës.
Gjithashtu në emër të 4 vëllezërve, Artur, Klevis, Bledar dhe Renols Hoxhosmani janë rregjistruar disa pasuri të paluajtshme, si apartamente në zonat më të shtrenjta të Tiranës, Vila në zonën e Lundrës, vila në zonën e “Green Coast”, sipërfaqe toke dhe garazhe në Tiranë dhe Durrës si dhe mjete të tjera luksoze.
Njëherësh SPAK, ka filluar dhe skanimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë që administrohen nga këto pasuri. Të dy vëllezërit Hoxhosmani bënin një jetë mes Dubait, Anglisë dhe Shqipërisë.
Për Dervishaj kjo është dosja e dytë për trafik kokaine që rregjistrohet në SPAK, ndërsa në total Dervishaji janë hapur 4 dosje penale, dy për drogë, një për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe Andi Malokut si dhe një dosje Nr.4 për hetim pasuror në bazë të ligjit Antimafia. Në pronësi të Artur Hoxhosmanit në vitin 2014, është hapur një biznes “Call-Centër” në Durrës me emër “NUISANCE CALL BLOCKER”.
Në vitin 2018 në emër të Artur Hoxhosmanit është hapur biznesi i parë i quajtur “Ilaria 2015”, duke u vendosur me zyra në rrugën Murat “Toptani” në qëndrën “Gjergji Centër”.
Më tej vëllai i madh i katër djemve të familjes Hoxhosmani, vendos të hapë në shtator 2023 një biznes tjetër të quajur “Kelcon”, duke u vendosur me veprimtari tregtare në Kullën “E”, tek kompleksi “Delijorgji” në Tiranë. Administrimi i këtij biznesi aktualisht është në emër Armand Shehu.
Ndërkohë në emër të vëllait tjetër Klevis Hoxhosmani në vitin 2020 është rregjistruar një biznes me emrin “Auto Premier”, ku në qëndër të tregtisë janë makinat e shtrenjta dhe servisi.
Biznesi ndodhet në Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa administrator i këtij biznesi është caktuar, shtetasi Ervis Keci.
Gjithashtu në Tiranë në emër të 4 vëllezërve, Artur, Klevis, Bledar dhe Renols Hoxhosmani janë rregjistruar disa pasuri të paluajtshme, si apartamente në zonat më të shtrenjta të Tiranës, Vila në zonën e Lundrës, vila në zonën e “Green Coast”, sipërfaqe toke dhe garazhe në Tiranë dhe Durrës si dhe mjete të tjera luksoze.
Njëherësh SPAK, ka filluar dhe skanimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë që administrohen nga këto pasuri. Të dy vëllezërit Hoxhosmani bënin një jetë mes Dubait, Anglisë dhe Shqipërisë, duke ekspozuar pasurinë e tyre në rrjetet sociale në internet dhe duke zhvilluar festa me vajza të botës së “Shoë Bizit” Shqiptar.
