Aktualitet

FOTOT/ Ndërhyrje në Burgun e Spaçit, aktivisti: Po zhduket historia me lyerje dhe suvatime...për një film!

Në një postim në rrjetet sociale, Arnen Sula ka publikuar pamje ambientet dhe godinat e burgut të Spaçit janë lyer dhe suvatuar.

k.m.
FOTOT/ Ndërhyrje në Burgun e Spaçit, aktivisti: Po zhduket
Burgu i Spaçit

LEZHË- Burgu i Spaçit po rikonstruktohet! Por punimet kanë shkaktuar shqetësime edhe pse ende nuk kanë përfunduar. Aktivisti Arnen Sula, i cili në vitin 2024 ishte edhe kuratori i ekspozitës “E Kaluara e Tashme”, e cila mbart peshën e 49 portreteve të ish-të burgosurve politikë që janë ende në jetë, ka shprehur publikisht kritikat e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Arnen Sula ka publikuar pamje nga ambientet dhe godinat e burgut të Spaçit që janë lyer dhe suvatuar. Sula thekson se në këtë mënyrë punimi në fakt po shkatërrohet e shkuara, e gjitha për të xhiruar një film. Ndaj edhe bën thirrje që ndërtimet dhe rikonstruksioni që po kryehet në ambientet e ish-burgut, të ndalen menjëherë.

"Në ish-Burgun e Spaçit po kryhen ndërtime për xhirimin e një filmi artistik. Pamjet tregojnë se ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së kaluarës dhe duke zhdukur memorien historike që ai mbart.Këto punime duhet të ndalen menjëherë! Çdo ndërhyrje në këtë hapësirë të ndjeshme duhet të bazohet në një studim serioz historik e konservues, duke u mbështetur në rrëfimet e ish-të përndjekurve politikë, por edhe të ish-punonjësve të sistemit që kanë qenë pjesë e strukturës së Spaçit. Vetëm kështu mund të garantohet një restaurim i kujdesshëm që respekton realitetin e Spaçit siç ka qenë në funksion. Boll më me përdorimin e vendeve të kujtesës për ushqimin e egove artistike! Spaçi nuk është skenë filmi për të sajuar imazhe estetike; ai është vend dëshmie, vend dhimbjeje dhe vend kujtese. Spaçi është i të gjithëve. Ta ruajmë!,"-shkruan Sula në postimin e tij. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

 

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nisur një projekt me vlerë 4.2 mln euro për rikonstruksionin e ish-burgut të Spaçit. Kjo godinë është përdorur si burg i sgurisë së lartë që u përdor për të internuarit politik gjatë regjimit diktatorial, i cili u hap më 1968 dhe funksionoi deri në ’88, ku pati mbi 1000 të burgosur politikë. Disa prej tyre, 49, janë ende gjallë për të dëshmuar tmerrin dhe mizoritë që kanë përjetuar në ambientet e burgut gjatë regjimit komunist./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB