Aktualitet

Fshehu të dhënat e një hetimi, pezullohet nga detyra OPGJ-ja në Sarandë

Për OPGJ-në e Sarandës që ka nisur hetimi, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg", por Gjykata nuk e pranoi dhe vendosi pezullim nga detyra ndaj efektivit.

k.m.
Fshehu të dhënat e një hetimi, pezullohet nga detyra OPGJ-ja
Foto ilustruese

SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet për një oficer të Policisë Gjyqësore. OPGJ-ja me inicialet J.P., dyshohet se ka fshehur të dhënat për një hetim në lidhje me trafikun e armëve. Sipas Prokurorisë, të dhënat ishin përftuar nga një celular. Për OPGJ-në e Sarandës që ka nisur hetimi, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg", por Gjykata nuk e pranoi dhe vendosi pezullim nga detyra ndaj efektivit.

Rasti tek i cili ndërhyri OPGJ-ja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Në pranga përfundoi zjarrfikësi nga Këlcyrës, Klaudio Osmani dhe shoku i tij Mehmet Canaj. Të dy u kapën me 10 armë, të cilat do t’i trafikonin në Sarandë dhe do të shiteshin në këtë qytet bregdetar. Edhe pse dosja ka një vit që po hetohet, porositësi i armëve nuk dihet.

Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht oficerin e policisë gjyqësore

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr. 696/2025 për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore J.P. Nga hetimet e kryera rezulton se oficeri i policisë gjyqësore dyshohet se ka fshehur të dhëna hetimore me rëndësi për hetimin, të përftuara nga kqyrja e aparatit celuar të sekuestruar në kuadër të një procedimi penal me nr.592/2024 të regjistruar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal që lidhet me transportimin e dhjetë armëve “Glock” dhe njëqind e pesëdhjetë plumbave në drejtim të Sarandës në datë 13.09.2024.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 të Kodit Penal. Gjykata vendosi të caktojë ndaj personit nën hetim masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 të K.Pr.Penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB