Aktualitet

"Furnizim" me armë pa leje në banesë, arrestohen babë e bir në Vlorë (EMRAT)

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se Bledar Kristo dhe Kreshnik Kristo (babë e bir) akuzohen për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

zh.ll
"Furnizim" me armë pa leje në banesë, arrestohen
Momenti i arrestimit

VLORË- Babë e bir janë arrestuar në flagranë nga Policia e Vlorës, pasi posedonin armë zjarri dhe municion në banesë. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se Bledar Kristo dhe Kreshnik Kristo (babë e bir) akuzohen për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë). Sipas policisë, 49-vjeçari rezulton me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje. 

Njoftimi: 

Vlorë/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë zjarri dhe municion në banesë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.

Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;
* ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB