Aktualitet

"Tapë" në timon/ Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, shoferi në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

zh.ll
"Tapë" në timon/ Tentoi të korruptonte policinë,
Pamje nga policia

DURRËS- Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, shoferi në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit. Ndaj 55-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Njoftimi:

Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt".

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB