Aktualitet

"Furtunë" kritikash për manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqejen kreu i Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër,

Përmes një deklarata publike, Hysi shprehet se vendimi për dorëheqje është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin.

zh.ll
"Furtunë" kritikash për manekinin e Çerçiz
manikini i cerciz topullit-florian hysi

GJIROKASTËR- Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas reagimeve të shkaktuara nga mënyra e ekspozimit të veshjeve të Çerçiz Topullit në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës.

Përmes një deklarata publike, Hysi shprehet se vendimi për dorëheqje është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin. Në fund të deklaratës, Hysi shprehet se do të vijojë të mbështesë Gjirokastrën dhe trashëgiminë e saj kulturore.

Deklarata e plotë:

Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.
E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.
Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.
Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin !
Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.
Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia.
Ne u përpoqëm atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do t’a lëmë të flasë vetë.
Mirënjohje !
Florian Hysi

"Furtunë" kritikash për manekinin e Çerçiz
manekini i ri ku jane ekspozuar veshjet e cerciz topullit

Dorëheqja e tij erdhi pas reagimeve të shumta dhe polemikave në rrjetet sociale lidhur me mënyrën e portretizimit të heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës. Mënyra se si ishte paraqitur manekini i tij u kritikua dhe u konsiderua e papërshtatshme dhe fyese për rëndësinë e figurës së Topullit. Pas polemikave, portreti u hoq, ndërsa veshjet e heroit u vendosën në një manekin pa fytyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB