Aktualitet

Fusha e mbetjeve e Bushatit vijon të digjet prej 4 ditësh, as reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët (VIDEO)

Të favorizuara nga era, mbeturinat po vazhdojnë të digjen pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, ndërsa as reshjet e shiut dhe as zjarrfikëset nuk arritën të shuajnë flakët.

zh.ll
Fusha e mbetjeve e Bushatit vijon të digjet prej 4 ditësh, as reshjet
pamje-bushat

SHKODËR- Për të katërtën ditë me radhë, vijon zjarri në landfillin e Bushatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën përreth. Të favorizuara nga era, mbeturinat po vazhdojnë të digjen pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, ndërsa as reshjet e shiut dhe as zjarrfikëset nuk arritën të shuajnë flakët.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Tymi i dendur dhe ndotja e ajrit po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve të zonës. Banorë të disa fshatrave të Vaut të Dejës, Shkodrës e Lezhës, prej ditësh janë nën 'renë' e tymit që sjellë zjarri në landfillin e Bushatit.

Për shkak të shtresave të depozitimit të mbeturinave, dyshohet se zjarri ka depërtuar në thellësi, duke e bërë më të vështirë fikjen e tij. Ndërkohë, mësohet se edhe sot forcat zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Zjarri në landfill ka nisur që prej datës 19 prill./ZËRI

Poll

MOS HUMB