Aktualitet

Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i vendos gjobë dhe ultimatum Majlinda Bufit

GJKKO ka vendosur një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.

F.I
Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i
Majlinda Bufi

TIRANË- Gjyqi për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi është shtyrë sërish, për shkak të mungesës së saj dhe e avokatëve mbrojtës. GJKKO ka vendosur një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.

Një tjetër masë e ditës së sotme ka qenë edhe gjobitja e avokatëve, duke i caktuar gjobë prej 5 mijë eurosh secilit. Seanca e sotme ishte për mbrojtjen e ish-kryebashkiakes së Roskovecit. SPAK më herët ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli, pasi SPAK ka kërkuar pezullimin e dënimit duke e konvertuar në 2 vite shërbim prove.  Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike, duke e kërcënuar. 

E pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i ka kërkuar atij të heshtë dhe të mos votojë farë në zgjedhjet e 2023. Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB