TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dy të arrestuarit në vendin tonë që transferuan nga Zvicra në Shqipëri miliona eurot përmes sistemit “Hawala”. Në seancën e sotme, në burg janë lënë Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj. Ndërkohë që në kuadër të këtij hetimi, në Zvicër është arrestuar edhe Ervis Ferizaj.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrje në pyetje dhe verifikim i kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit ndaj shtetasve nën hetim Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 249 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 74, datë 21.07.2025, vendosi: 1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.68, datë 14.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Burim FERIZAJ, i biri i Sh. dhe S., lindur më ****, lindur dhe banues në ****, me gjendje civile ****, me ****, me shtëtsi shqiptare, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo
i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.68, datë 14.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Përparim KALBAJ, i biri i B. dhe M., lindur më ****, në **** dhe banues në ****, me gjendje civile ****, me ****, me shtetësi shqiptare, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e
veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al 3. Për ekzekutimin e ketij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Klodjan BRAHO. 4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Dje, SPAK njoftoi se kishte hetuar dhe goditur një grup që merrej me kalimin e parave nga Zvicra në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, e cila nuk lë gjurme por ka si taksë masën 6% të vlerës. Hetimet kanë ndjekur gjurmët e grupit që në vitin 2020, por nuk kanë zbuluar konkretisht sesa para janë futur në Shqipëri. Deri tani flitet për miliona euro./ZËRI