Aktualitet

Në garë për karrigen e Holta Zaçes! KED miraton kandidatët për vendin vakant në Kushtetuese

Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit të emërtesës dhe bërjen e tyre publike.

F.I
Në garë për karrigen e Holta Zaçes! KED miraton
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) miratoi raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11 dhjetor 2024. 

Nga 13 kandidatët që shprehën interes për karrigen e Holta Zaçajt, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.

Kandidatët janë:

1) Asim Vokshi 89.5 pikë

2) Naureda Llagami 89.3 pikë

3) Florian Ballhysa 77.83 pikë

4) Alma Faskaj  77.77 pikë

5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë

6) Alban Toro 74.22 pikë

Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit të emërtesës dhe bërjen e tyre publike. Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB