Aktualitet

Fermerët e bujq 'në grackën' e piramidave online, kapet 'koka' e skemës në Divjakë

Qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.

F.I
Fermerët e bujq 'në grackën' e piramidave online, kapet
Alma dhe Ereledio Shebeku

TIRANË-Ereledio Shebeku i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale është arrestuar. Shebeku ishte organizatori kryesor për zonën e Divjakës, ndërsa bashkëshortja e tij, Alma Shebeku vijon të jetë në kërkim. 

Qytetarë e Divjakës për tu bërë pjesë e plaformës XEUX dhe TXEX drejtoheshin tek Ereledio Shebeku. 38-vjeçari ka hapur filimisht një grup me 5 persona dhe më pas në rolin e agjetit ka shtuar në platformë familjarët e tij dhe persona të tjerë, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Më pas secili nga pjesëmarrësit, ashtu si dhe banorët treguan për ZËRI, krijonin grupet e tyre duke shtuar vëllezër, motra, fëmijë apo bashkëshortët. Qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.

Në dojen hetimore raportohet se Ereledio Shebeku, ishte në tension dhe i frikësuar pasi situata u bë mediatike, madje deputeti socialist Erion Braçe e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale. Pas kësaj situate 38-vjeçari ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën 'Binanc', ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjenjë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP./ZËRI

Poll

MOS HUMB