
TIRANË- Policia ka dalë ditën e sotme me një njoftim në lidhje me planin dhe masat që do të merrën në kuadër të aktiviteti Giro d'Italia. Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.
Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00. Në njoftim janë bërë me dije rrugët që do të bllokohen në datat 9 dhe 10 maji.
Ndalim qarkullimi dhe parkimi/ Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00;
Segmentet e rrugëve:
Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rrugën e “Elbasanit”,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rrugën “Ali Shefqeti”;
Rrugën “Alajdin Frashëri”;
Rrugën e Rexhekrit;
Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rrugën “Sotir Çaci”;
Rrugën “Xhanfize Keko”;
Rrugën “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rrugët janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
Ndalim parkimi/ Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalim qarkullimi dhe parkimi/ Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve:
Sheshin “Skenderbej”;
Rrugën “Urani Pano”;
Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
Bulevardin “Gjergj Fishta”;
Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
Bulevardin “Bajram Curri”;
Rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rrugën “Lek Dugagjini”;
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
Rrugën “Abdyl Frashëri”;
Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës
Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së Priftit.
Tre qytete Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare./ZËRI