Aktualitet

Gjenden kallashnikov dhe pushkë të fshehura në një kanal, armët ishin mbështjellë me qese plastike

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime

F.I
Gjenden kallashnikov dhe pushkë të fshehura në një kanal,
Foto ilustruese

KORÇË-Tre armë zjarri janë gjetur në një kanal, në fshatin Libonik, në vendin e quajtur "Pompat". Policia ka raportuar se bëhet fjalë për armë të ndryshkura, jofunksionale, përkatësisht 1 kallashnikov dhe 2 pushkë. Armët u gjetën të mbështjella me qese plastike.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë). Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB