Aktualitet

GJKKO 24 masa sigurie te UBT, Sallaku: Kam dorëzuar telefonin, drejtësia të bëjë punën e vet

Rektori apeloi që puna e nisur nga Universiteti për reformat dhe projektet me Universitetin e Boku në Vjenë të mos pengohej

F.I
GJKKO 24 masa sigurie te UBT, Sallaku: Kam dorëzuar telefonin,
Fatbardh Sallaku

TIRANË-Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Sallaku deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe telefonin e tij e ka dorëzuar në SPAK. 

Rektori apeloi që puna e nisur nga Universiteti për reformat dhe projektet me Universitetin e Boku në Vjenë të mos pengohej pasi penalizoheshin stafi akadamik dhe studentët, ku flitet për njohje edhe të këtij arsimi në arenën ndërkombëtare.

Sallaku: Unë kam qenë subjekt i marrjes së telefonit unë kam qenë i gatshëm e kam dhënë s’kam asgjë për të fshehur kemi dhënë të gjitha dokumentacionet e kërkuara, unë dua edhe një herë të siguroj sepse ky është qëllimi kryesor ju garantoj që unë nuk jam këtu për politikë dhe me kryeministrin kemi folur disa herë, kemi shkëmbyer jo debate por koncepte, asnjëri nuk e  besonte që do të vinte një ditë që do ulej në tavolinë me universitetin Boku të Vienës, kemi filluar këtë lloj bashkëpunimi jemi të gatshëm por do të doja shumë që i gjithë fokusi të mos merrej me anësoret por thelbin ky universitet i duhet Shqipërisë, prindërit duhet të qetësohen, në shtator do të shkojmë me një ofertë të re akademike. Stafi është i përkushtuar shpresoj që personat të gjejnë të gjitha energjitë, është shqetësim i madh por shpresoj që çdo njeri të pastrojë imazhin jam shumë besimplotë, për këtë drejtësia të bëjë punën e vet, i gatshëm për të siguruar çdolloj informacioni. Shpresoj që ky proces të mbarojë në të mirën tonë të përbashkët, të mos dalë asgjë nga konteksti.

GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.  Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor),  Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi. SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB