Aktualitet

GJKKO e lë në burg, Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni në Sky ECC

Të kërkuar në Itali, Farruku, Kollçaku e Ndoci trafikun 5 mln euro kokainë për 6 muaj.

F.I
GJKKO e lë në burg, Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që
Kreshnik Farruku

TIRANË-Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën arrest me burg Kreshnik Farrukut si dhe Julian Kollçakut e Maksim Ndocit. Kreu i klanit Farruku i vetë-dorëzuar më 7 janar në Durrës është vënë në pranga gjatë një operacioni me urdhër të SPAK mbrëmjen e të shtunës (11 janar).

"Nuk jam unë ai që pretendoni në bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC”- tha Farruku në seancën gjyqësore në GJKKO.

Të kërkuar në Itali, Farruku, Kollçaku e Ndoci trafikun 5 mln euro kokainë për 6 muaj. Sipas SPAK, grupi i Farrukut shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë.

Kreshnik Budlla, u arrestua për herë të parë në Spanjë më 12 maj 2019, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Budlla, ka përdorur sipas medieve spanjolle 10 emra. Ai u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje. Farruku akuzohet në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje. Në 2015 Kreshnik Farrukut i është bërë një atentat në Shqipëri në zonën e Don Boskos. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në 2010, për shkak të pazareve të drogës, por më pas rezultoi se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, që u vra në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB