Aktualitet

Moti i keq në Korçë, problematika në qarkullim, disa fshatra pa energji elektrike

Po ashtu, për shkak të motit të keq ka ndërprje të energjisë elektrike në disa fshatra të këtij qarku.

I.F
Moti i keq në Korçë, problematika në qarkullim, disa
Korçë

KORÇË- Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në vend. Autoritetet janë duke punuar në segmentin Qafë Thanë- Doganë, pasi ka përqëndrim të dëborës për shkak të erës. Po ashtu, për shkak të motit të keq ka ndërprje të energjisë elektrike në disa fshatra të këtij qarku.

Deri më tani raportohet se ka ndërprerje në fshatrat Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec, në Moglicë, Lumaj, Kodras, Dushar dhe Zerec, Barmash, Shalës, Gërmenjë, Kalatanj, Qesarakë, Radivickë dhe Novoselë, në Çervenakë.

Grupet e punë po punojnë për riparimin e defekteve. Strukturat e Emergjencës Civile nuk kanë raportuar problematika të veçanta. /ZËRI

Poll

MOS HUMB