Aktualitet

Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg për falsifikim, Apeli shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Me vendim të Apelit, Ejlli dhe Fatmir Avdurramani janë shpallur të pafajshëm.

k.m.
Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg për falsifikim, Apeli shpall
Luiz Ejlli

FIER- Gjykata e Apelit në Fier ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli. Trupa gjykuese e Apelit ka pranuar kërkesën ankimore të avokateve mbrojtës të këngëtarit, Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë.

Trupi gjykues ka qenë i përbërë nga Brikena Lubonja, Dritan Hasani dhe Genti Shala.

Apeli vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e të pandehurve, kështu, Ejlli dhe Fatmir Avdurramani janë shpallur të pafajshëm.

Ejlli u dënua me një vit burg, pasi akuzohet se gjatë kohës kur nuk e ushtronte më profesionin e noterit, falsifikoi dokumentat për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i Fatmir Abdurramanit.

Këngëtarit, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me Fatmir Abdurramanin, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas ky i fundit, në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë. Bashkë me artistin ishte dënuar me 18 muaj burg edhe Abdurramani. Të dy akuzoheshin për kryerjen e veprës penale "Falsfikimi i dokumenteve", kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB