Aktualitet

GJKKO shtyn gjyqin ndaj Fatmir Mediut

Në seancën e sotme nuk u paraqit as ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe as avokatët e tij mbrojtës.

k.m.
GJKKO shtyn gjyqin ndaj Fatmir Mediut
Fatmir Mediu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 26 nëntor, ora 09:00, seancën e sotme për çështjen e Gërdecit. Shkak për shtyrjen e sotme është bërë mungesa e të pandehurit.

Në seancën e sotme nuk u paraqit as ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe as avokatët e tij mbrojtës. Edhe pse kishin depozituar një kërkesë për shtyrje të procesit, asnjë prej tyre nuk u paraqit sot në GJKKO.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB