Aktualitet

Sot vendimi për dëshmitarët në GJKKO! Pas 'divorcit' me Cakranin, Bujar Musta do të jetë avokati i ri i Metës

Procesi zhvillohet në një moment kur Meta ka ndryshuar përfaqësimin ligjor.

zh.ll
Sot vendimi për dëshmitarët në GJKKO! Pas
ilir meta dhe avokati i tij i ri, bujar musta

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot në orën 10:00, seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili po përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ne seancën e sotme pritet që Gjykata të vendosë se cilët dëshmitarë do të pranohen, pasi Meta dhe mbrojtja e tij paraqitën listën me 134 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, edhe SPAK listoi 110 emra dëshmitarësh.

Procesi zhvillohet në një moment kur Meta ka ndryshuar përfaqësimin ligjor. Pas seancës së fundit, avokati Kujtim Cakrani u tërhoq nga mbrojtja, ndërsa vetë kreu i Partisë së Lirisë bëri të ditur se kërkoi një avokat të angazhuar ekskluzivisht me çështjen, duke argumentuar se dosja kërkon një mbrojtje të dedikuar për shkak volumit të saj.

Ndërkohë, mësohet se Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB