Aktualitet

Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit, GJKKO: SPAK të verifikojë, a është i njëjti ‘Mond’ që del në 'Metamorfoza'

Seanca e radhës është caktuar më më 14 shkurt, ora 09:00.

F.I
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit, GJKKO: SPAK të verifikojë, a
Gazment Bardhi dhe Edmond Sulaj

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme, u zhvillua seanca e radhës ndaj deputetit demokrat, Gazment Bardhi, i paditur për shpifje, nga ish-kreu i Policisë Shkodër, Edmond Sula. Ish-kreu i Policisë së Shkodrës ka qenë i pranishëm në seancë, ndryshe nga Gazment Bardhi, i cili u përfaqësua nga avokatët e tij.

Avokati i Edmond Sulajt kërkoi rihapjen e hetimit gjyqësor për akuzat që Bardhi ka lëshuar ndaj Sulajt se u emërua kryepolic i Shkodrës nga krimi. Gjykata pranon kërkesën e avokatit të Edmond Sulës për informacion në SPAK. Mbrojtja e Sulajt deklaroi në sallën e gjyqit se gjykata duhet t’i sigurojë dhe t’i verifikojë ato për të përcaktuar nëse Mondi është i njëjti person që ata pretendojnë.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Edmond Sulajt, të rihapë hetimin gjyqësor dhe t’i drejtohet me kërkesë SPAK-ut për të vënë në dispozicion, pa cenuar hetimet, informacionin nëse dokumenti i lexuar nga Bardhi është pjesë e fashikullit gjyqësor të dosjes “Metamorfoza”. Seanca e radhës është caktuar më më 14 shkurt, ora 09:00.

Por çfarë përmbanin bisedat?

"Unë po të pyes; si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky EÇ, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën! Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm,"-tha Bardhi në Kuvend. 

Përgjigjia e parë kundër tij erdhi vetëm disa orë më pas, nga vetë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Nga Kuvendi, ministri i ri i cilësoi si gënjeshtra pretendimet e demokratit, ndërsa Sulaj paralajmëroi betejën ligjore ndaj demokratit./ZËRI

Poll

MOS HUMB