Aktualitet

'Gjyshi' shqiptar “ushtar” në shtëpi bari në Angli, gjykatësi: Ky biznes s’funksionon pa njerëz si ju!

59-vjeçari tentoi të arratisej kur policia u fut me forcë brenda fabrikës së kanabisit, por u kap nga oficerët.

F.I
'Gjyshi' shqiptar “ushtar” në shtëpi bari
Zenan Lleshi

BRITANI E MADHE- Zenan Lleshi i njohur ndryshe me nofkën "gjyshi", një ushtar me pagesë, i cili kujdesej për më shumë se 100 bimë kanabisi në Shelton, është vënë në pranga nga policia angleze. 59-vjeçari tentoi të arratisej kur policia u fut me forcë brenda fabrikës së kanabisit, por u kap nga oficerët. Brenda fabrikës janë gjetur dhe sekuestruar 110 bimë kanabis, raportojnë mediat e huaja.

Oficerët zbuluan se shtëpia ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi me 60 bimë të pjekura kanabisi në një dhomë gjumi dhe 52 në një tjetër. Papafingo ishte konvertuar për rritjen e kanabisit, por nuk përmbante bimë. I pandehuri u gjet se kishte rreth 350 paund, të përbërë nga stërlina, euro dhe monedha shqiptare. Lleshi, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.

Në sallën e gjyqit, gjykatësi Robert Smith iu drejtua Lleshit dhe i tha: Policia mori raporte për një erë të fortë kanabisi që dilte nga ajo pronë. Kur oficerët trokitën në derë ju u përpoqët të iknit. Një operacion profesional dhe i sofistikuar i rritjes së kanabisit ishte ngritur brenda asaj prone. Kishte 60 bimë kanabisi të pjekura në dhomën e gjumit të përparmë dhe 52 në dhomën e pasme dhe papafingo ishte konvertuar për rritjen e kanabisit në gatishmëri për një kulturë tjetër. E gjithë kjo u bashkua me ndriçimin hidroponik, transformatorët dhe kohëmatësit. Në intervistën tuaj ju thatë se keni ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një varkë të vogël në gusht 2022. Ju kishit një borxh prej 10,000 £ për të shlyer për ardhjen tuaj të paligjshme këtu. Ju jeni një baba dhe gjysh që keni ardhur këtu nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Ti ishe një ushtar këmbësor me pagesë, duke punuar nën drejtimin për të mbajtur dhe për t’u kujdesur për bimët. Fermat e kanabisit si kjo nuk mund të funksionojnë pa njerëz si ju të përgatitur për të ndërmarrë punë kriminale për një shpërblim financiar afatshkurtër.

Tani Lleshi është burgosur për 16 muaj në Stoke-on-Trent Croën Court , dhe pritet që të kryejë dënimin e tij të plotë në atdhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB