
TIRANË-Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj është vendosur në hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK në një përgjigje për emisionin investigativ 'Piranjat' njofton se hetimet kanë të bëjnë me veprime të kryera nga Islamjapër ndërtimin e një ure në qytetin e Tropojës. Islamaj, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën.

Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës. Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave. Gega pranon në telefonatë që ura do të ishte dhuratë për motrën e kryetares dhe nuk ishte fare në procedurat e tenderit, pra... një qokë.
Një denoncim në lidhje me rastin është bërë më herët edhe nga zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli. Vangjeli beri thirrje qe Kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë të japë dorëheqjen menjëherë dhe të nisin procedurat hetimore nga oganet përkatëse./ZËRI