EKUADOR- Policia e Ekuadorit bëri të ditur se ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës nga ky vend, që trafukonte lëndën narkotike drejt Europës dhe Afrikës.
Sipas medieve ekuadoriane, banda ka trafikuar drogë me vlerë mbi 360 milionë dollarë.
11 persona u arrestuan në Ekuador, ndërkohë që 11 të tjerë u arrestuan në Spanjë.
Mes të arrestuarve në Spanjë janë edhe 7 shqiptarë, raportojnë mediat e Ekuadorit.
Grupi kriminal përdorte tre kompani eksporti për të dërguar drogën drejt Spanjës, Belgjikës, Libisë dhe Holandës.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri, telefona dhe dokumente.
Në krye të kësaj organizate kriminale qëndronte shtetasi Isaac Mauricio Chica Mora, i cili u arrestua në Ekuador.
Hetimi për goditjen e këtij grupi kriminal zgjati 3 vite.
En #Guayas y #DMG, la #PolicíaEcuador, junto a @FiscaliaEcuador, desarticuló una red narcotraficante transnacional responsable del envío de cocaína a Bélgica, Países Bajos, España y Libia, valorada en más de USD 300 millones.
— GraS. Pablo Vinicio Dávila Maldonado (@CmdtPoliciaEc) November 13, 2025
Tras dos años de investigación, se ejecutaron 8… pic.twitter.com/189FCdxkss
Personat e arrestuar në Spanjë
Marjus Galan (Shqiptar)
Emanuel Rrapushi (Shqiptar)
Ilir Deda (Shqiptar)
Cristian Berishaj (Shqiptar)
Krener Meço (Shqiptar)
Sokol Cali (Shqiptar)
Klajdi Kolgjegja (Shqiptar)
Ricardo Zapata Rodríguez (Spanjoll)
Joaquín Ibor Catalá (Spanjoll)
Samuel Moreno Cuero (Kolumbian)
Cristian Esteve Mena (Domenikan)
/ZËRI