Aktualitet

Grabitet marketi në Tiranë/ Autori i maskuar dhe me thikë në dorë, momenti kur kap për fyti shitësen dhe merr paratë (VIDEO)

Mësohet se punonjësja e marketit ka tentuar të ndalë autorin, por ka përfunduar duke u dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës.

zh.ll
Grabitet marketi në Tiranë/ Autori i maskuar dhe me thikë në
pamje nga grabitja

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:30, në ambientet e "Eco Market", në zonën e Yzberishtit, në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, një person i maskuar dhe i armatosur me thikë në dorë, ka kërcënuar punonjësen e kasës dhe ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore në kasë).

Mësohet se punonjësja e marketit ka tentuar të ndalë autorin, por ka përfunduar duke u dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës. Pas kësaj, ajo është dërguar menjëherë në në spital, për mjekim, ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë për identitetin e autorit. 

Megjithatë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rrethanat e ngjarjes, teksa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB