TIRANË- Noterja Sanja Telhallari ka rënë pre e një grabitjeje së vilës së saj në “Rolling Hills” Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda banesë së Telhallarit.
Hajdutët kanë vjedhur ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro. E vetmja gjë që kishin lënë ishin dy çanta, njëra e firmës 'Guess' dhe tjetra 'Moschino'.
Noterja ka bërë denoncinimin në Polici, duke deklaruar se i kanë vjedhur 500 mijë euro, por ende nuk janë indentifikuar autorët. Pas denoncimit përveç zbardhjes së ngjarjes, për noteren ka nisur një verifikim pasuror për prejardhjen e lekëve.
Kjo nuk është hera e parë që Telhallari bie pre e grabitjes. Në 2023 në zonën e Astirit në Tiranë, noteres tentuan t’i grabisin mjetin luksoz tip “Mercedes-Benz G-Class”. I riu, i cili u arrestua më vonë, mori nga tavolina çelësat e noteres dhe nxitoi të grabiste G-Classin e saj. Ajo madje u godit me shuplakë nga hajduti në sy të efektivëve të Policisë./ZËRI