Aktualitet

Hecet thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë, banorët: Të merren masa ose vetëgjyqësi

Sipas tyre lumenjtë në fshatra po thahen nga uji, si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve.

F.I
Hecet thanë lumejntë në fshatrat turistik në Mirditë,
pamje nga tubimi

MIRDITË-Banorë të Mirditës janë mbedhur sot në protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve HEC-et në fshatra. Ata theksojnë se këto projekte do të dëmtojnë rëndë jetesën e tyre, pasi ekonomia e fshatit mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, dy sektorë të cilat janë të rrezikuara nga ndotja dhe ndryshimet që do të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve.

Sipas tyre lumenjtë në fshatra po thahen nga uji, si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve. Banorët janë të vendosur të mbrojnë tokat dhe pasuritë e tyre natyrore dhe kërkojnë të merren masa ose në të kundërt paralajmërojnë për vetëgjyqësi.

Ndërkohë protestat vijojnë edhe në territorin e Bashkisë Klos. Në tubimin e fundit dhjetëra banorë nga fshati Vinjoll hynë me forcë në ambientet e bashkisë gjatë një proteste ndaj ndërtimit të hidrocentralit (HEC) mbi përroin e Lusës, një degë e lumit Mat.

Zëri zbuloi se projekti për ndërtimin e hidrocentralit është paraqitur për herë të parë në vitin 2013, por u bllokua për disa vite, duke rifilluar zyrtarisht në vitin 2020. Më pas Këshilli Kombëtar i Territorit, më 24 prill 2024, miratoi vijimin e punimeve, ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit i dha lejen përfundimtare më 23 janar 2025. Po ashtu në vitin 2018, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Klos nisën procedurat për heqjen nga fondi pyjor të një zone prej 1 690 m² në fshatin Vinjoll, e destinuar për projektin e HEC-it, pasuri kjo që do ti jepet investitorit Ashim Doma./ZËRI

Poll

MOS HUMB