TIRANË-Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Yshek, Kashar, ku pre e vjedhjes ka rënë një postë. Konkretisht katër persona të paidentifikuar rreth orës 01:10 të kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare në Yrshek.
Ende nuk dihet se çfarë përmbanin pakot e grabitura, ndërsa personeli i kompanisë postare po kryen inventarin për të përcaktuar se cilat janë dërgesat e marra, në emër të kujt ishin porositur dhe nga ku ishin nisur. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në njërën prej pakove të ketë pasur edhe sende të jashtëligjshme
Shërbimet e policisë kanë sekuestruar brenda biznesit edhe një pistoletën lodër që u ka rënë grabitësve, ndërsa në lagjen “Sorraj”, në Kashar, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes./ZËRI