TIRANË-Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si personat kryesorë që morën pjesë në grabitjen spektakolare brenda aeroportit të Rinasit, kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Vëllezërit kanë kundërshtuar vendimin më të fundit të dhënë nga Gjykata e Lartë.
Përmes avokatëve Evjola Shehu dhe Neshat Fana, ata kërkojnë prishjen e vendimit aktual dhe rikthimin e dosjes për shqyrtim të ri. Në argumentet e paraqitura pretendohet se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor, si edhe të drejtat e garantuara nga Kushtetuta.
Për grabitjen spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 burg, 7 antarët e grupit kriminal. Lidhur me ngjarjen Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa vëllai i tij Eldi me 17 vite burg./ZËRI