TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një argjendari në zonën e Paskuqanit mesditën e sotme. Dy persona, ende të paidentifikuar të cilët dyshohet se ishin të pajisur me kallashnikov, kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe, nën kërcënimin e armës, kanë marrë një sasi bizhuterish.
Pas ngjarjes dy autorët janë larguar në drejtim të zonës së Institutit Bujqësor, me një motor pa targa. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.
Ende nuk dihet vlera e bizhuterive të grabitura, ndërsa grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit./ZËRI
