Video

Arrestimi i Erion Veliajt ‘ndez’ arenën politike

KLP dhe KLGJ kanë kërkuar që “të gjithë aktorët” të respektojnë integritetin profesional të prokurorëve e magjistratëve e të mos ushtrojnë presion mbi ta.

F.m
Arrestimi i Erion Veliajt ‘ndez’ arenën politike
Erion Veliaj, Edi Rama, Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi

TIRANË- Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ka sjellë një valë reagimesh. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste e ka mbyllur kapitullin e të mos bërit asnjë koment në lidhje me çështjet e drejtësisë, por ka shtuar se në asnjë mënyrë selia rozë nuk do të kthehet në një zyrë avokatie. Dosjen prej 400 faqesh, Rama e konsideroi një roman pa asnjë provë në të cilën mund të mbështeten akuzat kundrejt kryebashkiakut Veliaj. Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike. Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Ramën për një “pazar” politik. Sipas tij kryeministri ka bërë shkëmbimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me Olsi Ramën. Ndërsa kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i ka interpretuar deklaratat e Ramës, si një frikë të kreut të qeverisë kundrejt një arrestimi të mundshëm. KLP dhe KLGJ kanë kërkuar që “të gjithë aktorët” të respektojnë integritetin profesional të prokurorëve e magjistratëve e të mos ushtrojnë presion mbi ta.

Poll

MOS HUMB