
Irini Shehu dhe Shbana Uklala
DIBËR- Një përplasje fizike ka tronditur autoritetet e Peshkopisë mesditën e të martës. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, e cila është njëkohësisht edhe Kryetare e Këshillit Bashkiak në Dibër, ka goditur me shishe në kokë shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala. Përplasja e parë mes tyre ka qenë verbale dhe ka nisur në një mbledhje të stafit. Por, më vonë, drejtoresha Shehu është futur në zyrën e Uklalës dhe e ka goditur me shishe në fytyrë. Uklala është paraqitur më pas në polici dhe ka bërë kallëzim. Tashmë drejtoresha Shehu po hetohet për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".
Poll