TIRANË-Greva e punonjësve grekë ka pezulluar punën në katër pikat kufitare me Shqipërinë. Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit njofton se në pikën doganore të Kakavijës dhe Tre Urat në Përmet ka ndërprerë lëvizjen e automjeteve në të dy krahët, që ka nisur prej orës 07:00 dhe do të zgjasë deri në 11:00 me orën shqiptare.
Ndërsa në dy pikat e tjera kufitare, atë të Kapshticës dhe në Qafë-Botë pezullimi i hyrje daljeve ka nisur prej orës 05:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 09:00. Nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikës kufitare.
Ndërkohë, sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, si ambulancat.
