Aktualitet

E rëndë në Vlorë: 3-vjeçari bie nga kati i katërt dhe humb jetën, zbardhen dyshimet e para

Sipas informacioneve të para, mësohet se vogëlushi ka rënë nga ballkoni i apartamentit të tij teksa ishte duke luajtur.

l.k
E rëndë në Vlorë: 3-vjeçari bie nga kati i
Foto ilustruese

VLORË- Një fëmijë vetëm tre vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Skelës në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa i mituri dyshohet se ka rënë nga kati i katërt. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se vogëlushi ka rënë nga ballkoni i apartamentit të tij teksa ishte duke luajtur. 

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilat e transportuan fëmijën drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve intensive të stafit mjekësor, fëmija nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB