Aktualitet

Gripi i shpendëve 'fundos' drejtorin e AKVMB-së, shkarkohet Ilir Ajdini

Vendimi vjen si rezultat i një situate të rënduar në shërbimin veterinar shtetëror, ku së fundmi vendi po përballet me gripin e shpendëve.

F.I
Gripi i shpendëve 'fundos' drejtorin e AKVMB-së, shkarkohet
Ilir Ajdini

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Ilir Ajdini, pas katër muajsh në detyrë është shkarkuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. Vendimi vjen si rezultat i një situate të rënduar në shërbimin veterinar shtetëror, ku së fundmi vendi po përballet me gripin e shpendëve.

Rasti i fundit është ai në fermën e kompanisë “Rea’s”, e cila është vendosur në karantinë. 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea's do të asgjësohen për të penguar përhapjen e gripit të shpendëve në kapanonet e tjera. Rastet me gripin e shpendëve u raportuan në fillim të 2025, ku u identifikuan 5 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare, në Gjirokastër, Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.

 

Ajdini do të zëvendësohet nga Sulejman Kullolli, i cili do të jetë i komanduar. Urdhri Veterinar ka propozuar një listë emrash profesionistësh për këtë post, e cila i është dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Dr. Kullolli është një veteriner me një karrierë të gjatë dhe përvojë të gjerë në sektorin veterinar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB