
TIRANË- Pas ndikimit të gripit të shpendëve në industrinë e vezëve në SHBA, çmimi global i vezëve është bërë një pikë qendrore për konsumatorët. Çmimi mesatar i vezëve në BE u rrit me 6.7% në mars 2025 krahasuar me marsin e vitit 2024, sipas shifrave të fundit nga Eurostat.
Republika Çeke përjetoi normën më të lartë të inflacionit vjetor për vezët me 46.0%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.8% dhe Hungaria me 26.1%.
Në të kundërt, Holanda përjetoi uljen më të madhe të çmimeve të vezëve, me një rënie prej 3,6%, e ndjekur nga Luksemburgu me 3,2% dhe Greqia, ku çmimet ranë me 2,0%.
Deri më tani në vitin 2025, çmimet e vezëve kanë vazhduar të rriten, me një rritje prej 3,4% në janar dhe një rritje prej 4,1% në shkurt, krahasuar me të njëjtët muaj të 2024-ës.
Viti 2024 pa ritme negative ndryshimi në 10 nga 12 muaj krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, rritjet në vitin 2025 kanë qenë më të vogla se ato të vërejtura në 2022 dhe 2023, ku çdo muaj midis prillit 2022 dhe shtatorit 2023 shënuan rritje dyshifrore.
Më e madhja ishte 31.2% në shkurt 2023 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. Në vitin 2024, Franca ishte prodhuesi kryesor i vezëve me 942,000 tonë, e ndjekur nga Gjermania me 900,000 ton, Spanja me 902,000 ton dhe Italia me 763,000 ton.
Edhe në Shqipëri çmimi i shitjes së vezëve nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Nga pularitë veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës së hapur është 25 lekë për kokërr nga 17 deri 20 lekë që tregtohej më parë./ZËRI