Aktualitet

Hapet regjistrimi në e-Albania për klasat a para dhe të dhjeta, afati i fundit deri më 31 korrik

Ministria e Arsimit njofton se sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik

F.I
Hapet regjistrimi në e-Albania për klasat a para dhe të dhjeta,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot, më 6 korrik, kanë nisur regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta përmes platformës e-Albania. Ministria e Arsimit njofton se sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë mundësi prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre brenda afatit të përcaktuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve të mos e lënë regjistrimin për në momentet e fundit, për të shmangur vonesat apo problemet teknike që mund të shfaqen gjatë periudhës së ngarkuar të sistemit.

"Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve,"-thuhet në njoftim.

Poll

MOS HUMB