Aktualitet

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU: “Sori-Al” të vijojë furnizimin me ushqim, dalin rezultatet e analizave

AKU bën me dije se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik, rezultatet kanë dalë brenda normave.

F.I
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU:
Alma Tafani

TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhbllokuar aktivitetin e kompanisë së kateringut “Sori-Al”, pas dyshimeve për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Vendimi vjen pas përfundimit të analizave laboratorike, që sipas AKU-së rezultuan konforme me standardet e sigurisë ushqimore.

Më 25 qershor 2026 u morën 14 mostra nga ushqimet e servirura gjatë drekës dhe darkës për studentët, si dhe pesë mostra tamponësh për kontrollin e higjienës së ambienteve dhe pajisjeve në Garnizonin “Skënderbej”. AKU bën me dije se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik, rezultatet kanë dalë brenda normave. Me rezultatet e analizave kompania lejohet të vijojë aktivitetin e gatimit dhe furnizimit me ushqime në ambientet e kuzhinës brenda Garnizonit “Skënderbej”, Tiranë.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve, pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk ka kampionuar më datë 25 .06.2026, 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, në adresën Garnizoni “Skënderbej” Tiranë  14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienë ambientale dhe të pajisjeve.

Nga laboratori i Referencës ISUV  jemi informuar, se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik kanë rezultuar brenda normave.

Në vijim të ndjekjes se problematikes në subjektin “Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, për të cilin ishte marrë masë me ndërprerje aktiviteti,  subjekti Sori-al  ka bërë analiza autokontrolli tampone ambjental të ambjenteve, pajisjeve dhe punonjësve të cilat kane dalë konform kërkesave ligjore.

AKU më 10.7.2026 pas njoftimit të subjektit për rezultatet e analizave të vetëkontrollit , ka kryer inspektim në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, gjatë së cilit ka marrë sërish 3 mostra tampon ambiental, të cilat u dërguan, për analizim pranë laboratorit të ISUV.

Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë  25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin “Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i  lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”.

Helmimi i 64 studentëve në Akademinë e Sigurisë në muajin qershor, ishte rasti i dytë. Herën e parë më 7 maj, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i së njëjtës kompani 'SORI-AL’. 

Poll

MOS HUMB