Bota

'HiPP' për bebet rezultoi me helm për minj, autoritetet: Paraqituni menjëherë në spital nëse keni këto simptoma

Ministri i shëndetësisë i Austrisë u tha prindërve, kopshteve dhe qendrave të kujdesit ditor që të tregojnë kujdes maksimal kur u japin fëmijëve të vegjël HiPP. 

zh.ll
'HiPP' për bebet rezultoi me helm për minj, autoritetet:
hipp

TIRANË- Vendet në të gjithë Evropën Qendrore tërhoqën ushqimin për fëmijë nga raftet të hënën, pasi u zbulua helm për minjtë në disa kavanoza të markës HiPP gjatë fundjavës.

Ministri i shëndetësisë i Austrisë u tha prindërve, kopshteve dhe qendrave të kujdesit ditor që të tregojnë kujdes maksimal kur u japin fëmijëve të vegjël HiPP. Sipas Austrian Ministry of Health dhe Austrian Agency for Health and Food Safety, në disa produkte mund të jenë shtuar qëllimisht kimikate të rrezikshme, përfshirë helm për mijt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kavanozët e dyshuar mund të identifikohen nga aroma e pazakontë dhe e pakëndshme, si dhe nga një ngjitëse e bardhë me rreth të kuq në fund të paketimit. Gjithashtu, kapakët e dëmtuar ose të hapur janë një tjetër tregues rreziku. Qytetarëve u bëhet thirrje të mos i hapin këto produkte dhe në asnjë rast të mos i konsumojnë.

Simptomat e helmimit mund të shfaqen pas disa ditësh dhe përfshijnë gjakderdhje, dobësi dhe zbehje të pazakontë. Autoritetet këshillojnë që kushdo që përjeton këto shenja të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të informojë për konsum të mundshëm të ushqimit të kontaminuar. Në raste të rënda, helmimi mund të jetë edhe kërcënues për jetën.

Ndërkohë, qytetarët mund t’i kthejnë produktet në pikat e shitjes dhe do të marrin rimbursim edhe pa paraqitur faturën. 

Kompania prodhuese e "HiPP" tërhoqi disa nga kavanozët e saj të ushqimit për fëmijë sepse mostrat atje, si dhe në Sllovaki dhe Republikën Çeke, rezultuan pozitive për helm nga minjtë.

Autoritetet besojnë se manipulimi ka ndodhur në kavanoza 190 gramëshe (6.7 ons) me ushqim për foshnje të përgatitura me karota dhe patate për fëmijë 5 muajsh, të cilat u shitën në supermarketet SPAR në Austri. Mostra e parë rezultoi pozitive të shtunën.

Të hënën, autoritetet austriake thanë se po kërkonin një kavanoz të dytë me ushqim për fëmijë që mund të ketë helm. Mund të jetë shitur në një supermarket Spar në qytetin lindor të Eisenstadt, raportoi agjencia austriake e lajmeve APA.

Poll

MOS HUMB