Aktualitet

Horror në Greqi! Nëna dhe partneri i saj dhunojnë në mënyrë brutale 3-vjeçarin, e djegin me cigare dhe e godasin me dërrasa

Nëna e tij 26-vjeçare dhe partneri i saj 44 vjeç janë vënë në pranga. Sipas raportimeve, çifti fajëson njëri-tjetrin për abuzimin dhe dhunën ndaj djalit 3-vjeçar, ndërsa 44-vjeçari, i cili është i varur nga droga, është akuzuar për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2022.

F.m
Horror në Greqi! Nëna dhe partneri i saj dhunojnë në
Prindërit dhunues dhe 3-vjeçari

GREQI- Një 3-vjeçar ka përjetuar torturën nga dy prindërit e tij, pasi është dhunuar në mënyrë makabre prej tyre. I vogli ndodhet i intubuar në spital dhe në gjendje kome që prej ditës së djeshme. Shenjat në trupin e tij tregojnë mjaft mirë dhunën e tmerrshme.

Nëna e tij 26-vjeçare dhe partneri i saj 44 vjeç janë vënë në pranga. Sipas raportimeve, çifti fajëson njëri-tjetrin për abuzimin dhe dhunën ndaj djalit 3-vjeçar, ndërsa 44-vjeçari, i cili është i varur nga droga, është akuzuar për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2022.

Makthi që engjëlli i vogël jetoi për të paktën tre muaj është zbuluar mesditën e sotme pas një telefonate të marrë nga një banor i Therissos Heraklion. Fëmija jetonte në zonë me nënën e tij 26-vjeçare dhe partnerin e saj 44-vjeçar dhe u gjet pa ndjenja.

Një mjek në spitalin e Heraklion që priti djalin 3-vjeçar është tronditur nga imazhi i tij dhe ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Sipas raportimit të fëmijës, ai kishte në të gjithë trupin gjurmë të dukshme të abuzimit fizik, si mavijosje, çarje, djegie nga cigare, etj.

I mituri u intubua për t'iu nënshtruar një operacioni pasi u konstatua se kishte dhe hematoma në tru e këputje të aortës abdominale.

Në shtëpi është gjetur dhe një pistoletë, një shkop druri dhe dy dërrasa që çifti kishin përdorur për të rrahur 3-vjeçarin. Sipas informacioneve, lagjia kishte dëgjuar zhurma nga shtëpia e çiftit, por nuk ishte bërë asnjë ankesë pranë autoriteteve.

Dy të arrestuarit akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, lëndim trupor ndaj personit të pambrojtur dhe dhunë në familje. Gjithashtu, 44-vjeçarit iu gjetën edhe shtatë tableta Xanax, për të cilat nuk kishte recetën e nevojshme mjekësore.

Poll

MOS HUMB