Aktualitet

EMRAT/ Sherr në një lokal në Vlorë, plagoset me armë zjarri 29-vjeçari, autori në kërkim

I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

F.m
EMRAT/ Sherr në një lokal në Vlorë, plagoset me armë
Vendngjarja

VLORË- Sildi Velaj, 29 vjeç është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje. Ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë, në zonën e Orikumit. Velaj ndodhej në një bar në një karburant në Orikum dhe është konfliktuar me një tjetër person, të identifikuar si Qerim Bello. Në sherr e sipër Bello kanxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit. Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së sherrit mes tyre. Velaj është dërguar në spital, ndërsa Bello është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Poll

MOS HUMB