Aktualitet

Hotele, bar-kafe dhe kompani! Si mori kompania e Elvis Doçit 8 mijë euro nga Bashkia e Durrësit, furnizonte Qendrën e të Moshurve

Paratë e siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm, duhet të "pastroheshin"...

k.m.
Hotele, bar-kafe dhe kompani! Si mori kompania e Elvis Doçit 8 mijë
Elvis Doçi

TIRANË- Elvis Doçi, i cili është i njohur edhe me nofkën “Visi i Pojës”, është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi ai akuzohet si një nga krerët e grupeve kriminale me bazë në Durrës, që merreshin me trafik droge dhe pastrim parash të ardhura. Paratë e siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm, duhet të "pastroheshin". Ndaj edhe mënyra më e mirë ishte ajo e ngritjes së bizneseve dhe kompanive. Por nuk përjashtohen edhe lejet e ndërtimit. 

Deri në qershor të vitit të shkuar, Doçi ka pasur në pronësi edhe subjektin “VINTAGE”. Kjo kompani është shitur nga Doçi, në emër të Edmir Bakallit më 01/11/2022. Por, pas kalimit të aksioneve në emër të një personi tjetër, “VINTAGE” nuk ka përfituar më asnjë transaksion publik.

Hotele, bar-kafe dhe kompani! Si mori kompania e Elvis Doçit 8 mijë

Por sipas historikut të dokumenteve që kanë mbetur në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria në fjalë ka pasur aktivitet në "import eksport" dhe tregtim me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore dhe materialeve të ndryshme. 

Aktiviteti: Import eksport dhe tregtim me shumice e pakice te produkteve ushqimore te ndryshme me dhe pa akcize.Import eksport dhe tregtim me shumice e pakice te materialev te ndryshme te konsumit,te materialeve te ndryshme per ndertime si dhe sherbime te lidhura me aktivitetin e ndertimit. Prodhimi dhe perpunimin e materialeve te konsumit. Dhenie konsulence teknike per kompletimin e ambienteve te hoteleve. Import dhe shitje te paisjeve dhe makinerive te perpunimit te lendeve te ndryshme ushqimore ( mish , fruta , perime etj ).

Pikërisht kjo kompani, që nga viti 2019 deri në vitin 2024, kohë kur edhe ka qenë aktive, ka përfituar nga Bashkia Durrës 8 mijë euro për të pajisur Qendrën Ditore të Moshurve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, në Qendrën Ditore të të Moshuarve janë dërguar materiale pastrimi për dezinfektim, por edhe materiale për të mbrojtur të moshuarit nga pandemia e koronavirusit, 4-5 vite më parë.

Megjithatë ky nuk është i vetmi rast ku Doçi ka përfituar nga institucionet publike. Vitin e shkuar, Këshillit Kombëtar të Territoriti ka dhënë leje ndërtimi kompanisë tjetër të tij, “Eldemar Construction”, për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Kompani të tjera në emër të Doçit janë: CARA NA; Eldemar Construction; bar kafe; Bomboneri; Port Side, etj. 

Hotele, bar-kafe dhe kompani! Si mori kompania e Elvis Doçit 8 mijë

Mesa duket, për Doçin, kjo ka qenë mënyra më e mirë për të "pastruar" paratë dhe përse jo, për t'i shtuar./ZËRI

DOKUMENTET E QKR 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB