
TIRANË- Sot është shpallur në kërkim si pjesë e një grupi që merret me trafik ndërkombëtar droge, por Elvis Doçi, zyrtarisht rezulton të jetë një biznesmen, që merr edhe leje ndërtimi. Elvis Doçi, i njohur edhe si “Visi i Pojës” është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.
Leja është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Por, kërkesa nuk është bërë në emër të Doçit.


Në vitin 2010, “Visi i Pojës”, ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin, ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën, të dy të arrestuar nga autoritetet në Itali për trafik heroine.

“Visi i Pojës” u bë i njohur mediatikisht kur autoritetet zbarkuan një vit më parë në banesën e tij dhe gjetën 3 mln euro cash të groposura. Vetë ai u shpall në kërkim, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe akuzat ndaj tij sa vijnë e shtohen, ende nuk është arrestuar.