
PRISHTINË- Atilla Kardesh ka ndërprerë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3. Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar edhe pse banore ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi. Atilla ka lënë shtëpinë teksa mbajti dhe një fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet.
"Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu. A është lojë? A me i qartësuar gjërat? Siç e dini unë dhe Drenusha i kemi 2 fëmijë bashkë. Dy fëmijë kanë hyrë në lojë kur jemi ndarë. Kështu që raporti im me ju është shumë i rregullt. Qëllimi im ka qenë që t'i drejtohem edhe Drenushës se i kemi dy fëmijë si drita që janë përgjegjësia edhe e imja, edhe e jotja. Kështu që besoj dhe shpresoj që konflikti, urrejtja dhe të gjitha gjërat të futen në dhe, dhe të shohim para për ata dy fëmijë. Unë ta bëj punën time si baba, e ti si nënë. Më vjen mirë që të takova. Jeni të gjithë të shkëlqyeshëm dhe vazhdoni lojën. Të gjithëve iu uroj fat,"-tha Atilla Kardesh.
Futja e Atilla Kardesh në Big Brother VIP Kosova ka ngjallur shumë reagime në Kosovë. Jashtë ambienteve të "Klan Kosova" u mblodhën shumë aktivistë, të cilët ishin kundër vendimit të produksionit për futjen e banorit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Kjo pasi sipas tyre, ai, si një dhunues fizik, mund të lëndojë sërish modelen Drenusha Latifi, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrotje nga ish-bashkëshorti i saj. Largimin e tij nga shtëpia e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë./ZËRI