Aktualitet

I bënë atentat në “Don Bosko”, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Fatjon Muratit

Sipas Prokurorisë, në pronat e sekuestruara përfshihen disa automjete, apartament, njësi kati nëntokë me objekt 6 katësh.

I.F
I bënë atentat në “Don Bosko”, Prokuroria e
Fatjon Murati

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar psuritë e ish-boksierit Fatjon Murati, i cili është shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndve narkotike.

Sipas Prokurorisë, në pronat e sekuestruara përfshihen disa automjete, apartament, njësi kati nëntokë me objekt 6 katësh.  

Bëhet me dije se Murataj me anë të pasurisë para cash të krijuar nga veprimtaria jashtëligjshyme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij nënës dhe vëllezerve me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

“Në kërkim për një sërë veprash penale nga pjesëmarrja në organizatë kriminale tek trafikim i lëndëve narkotike, Prokuroria Tiranë çon në gjyq shtetasin F.M

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin, shtetasin F.M. për veprën penale të ‘Pastrim të produkteve të veprës penale apo përfshirjes në veprimtari kriminale’ parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për procedimin penal nr.2600/2018, rezultoi e provuar se, ky shtetas, me anë të pasurisë (para cash) të krijuar nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato në emër të familjarëve të tij (nënës dhe vëllezerve) me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

Konkretisht;

–       Njësi, kati nëntokë në objekt 6 katësh, sipërfaqe 317 m2, adresë Albanopoli, Tiranë në pronësi të nënës;

–       Automjet Citroen;

–       Automjet Mercedes Benz; dhe

–       Automjet Daimler.

Këto pasuri në emër të nënës dhe 3 automjetet në emër të subjektit dhe vëllezërve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të realizuara prej tyre.

Sa më sipër, nga hetimet paraprake rezulton e provuar se ka të dhëna të mjaftueshme që të krijojnë bindjen se i pandehuri F.M., ka konsumuar plotësisht elementët e figures së veprës penale të parashikuar nga neni 287/a i K.Penal. Në materialin referues thuhej se shtetasi F.M. në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë, vepronin si pjesë e një organizate kriminale, të arrestuar nga policia italiane, fillimisht me tendencë vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal, duke përfshirë edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M. është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’”, njofton Prokuroria e Tiranës.

Pasditen e 12 marsit, persona të dyshuar si të grupet të Ervis Martinajt u afruan pranë lokalit të Fatjon Muratit në "Don Bosko" dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi. Viktimë mbeti Mimoza Paja, ndërsa u plagosën: Shehat Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Memaj, Emanuel Sala, Ermir Dejucku dhe Genc Shohalli. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10-vjeçare, mbesa e viktimës Paja, e cila dëshmoi të gjithë masakrën.

Fatjon Murati, dikur një boksier me një të ardhme të ndritur, që aspironte të ishte kampion bote në peshat e boksit profesionist ishte kthyer në një shënjestër të grupeve kriminale. Ai ishte larguar nga Shqipëria pak ditë para atentatit, dhe pse ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi gjurma e gishtit iu gjet në një arsenal armësh. Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, një prej tyre Brilant Martinaj. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle. Kjo masakër ka mbetur pa autor. I vetmi që është pas hekurave për këtë ngjarje, është Nikoll Sherrniku, i cili është arrestuar për vrasjen e efektivit Xhuljo Prela. Ai akuzohet se ka qenë personi që ka siguruar targat e mjetit me të cilin lëvizën autorët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB