
CESENA- Katër shqiptarë janë arrestuar në Cesena në Itali, pas një operacioni antidroge. Sipas policisë italiane, ata ishin pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, në të cilën drejtuesit ishin arrestuar disa muaj më parë.
Sipas efektivëve, ata rekruetonin të rinjtë nga një fshat në Shqipëri, ku iu paguanin biletat dhe akomodimin, ndërsa më pas i detyronin ata të shpërndanin drogën në zona të ndryshme. Hetimet nisën në prill të këtij viti, ku dhe u arrestua një çift, ndërsa gjykata italiane dënoi me burg burrin ndërsa ndaj gruas caktoi masën arrest shtëpie.
Gjatë operacionir të zhvilluar u sekuestrua një sasi droge dhe 6000 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga tregtia e drogës. /ZËRI