Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha

Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 vjet burgim për plagosjen e vitit 2018 në qytëtin e Gramshit.

zh.ll
I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga
mikel hoxha-pamje nga ekstradimi

TIRANË- Një 33-vjeçar, Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar këtë të shtunë nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 vjet burgim për plagosjen e vitit 2018 në qytëtin e Gramshit. Pas një debati të çastit për motive të dobëta, Hoxha ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Njoftimi:

Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.

Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Ngjarja për të cilën Hoxha ishte në kërkim ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku ai hapi zjarr ndaj një personi pas një sherri në një kafene. Viktima, Admir Haruni, u qëllua disa herë në këmbë.

Vetëm një ditë pas ngjarjes, autoritetet shqiptare përgjuan një bisedë telefonike ku babai i Hoxhës i thoshte një personi të tretë se “djali im qëlloi dikë në këmbë” dhe ishte në kërkim për “mbajtje pa leje të armëve dhe tentativë vrasjeje”.

Ai u arratis fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas përmes Belgjikës hyri në Britani me ndihmën e kontrabandistëve. Më 8 gusht 2018, Hoxha aplikoi për azil në Britani, duke pretenduar se ishte viktimë e një gjakmarrjeje – një strategji që shumë kriminelë shqiptarë e kanë përdorur për të shmangur ekstradimin.

Në prill të vitit 2021, një gjykatë shqiptare e dënoi Hoxhën në mungesë me 17 vite burg, për tentativë vrasjeje me paramendim dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Ai arriti ta apelojë vendimin përmes një avokati në Shqipëri, duke e ulur dënimin në 4 vite për “dëmtim të rëndë të qëllimshëm”.

Për pesë vite, Hoxha jetoi në Britani pa u zbuluar nga autoritetet, deri në shtator 2023, kur më në fund u arrestua në Cardiff, ku jetonte në një shtëpi me vlerë 170 mijë paundë. Në atë kohë, ai ndodhej në lirim me kusht nga imigracioni, ndërsa apelonte refuzimin e kërkesës për azil./ZËRI

Poll

MOS HUMB