Aktualitet

Shoferi i dehur 'merr përpara' makinën në aksin Lezhë-Milot, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri (EMRAT)

Dy autmojete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar vdekjen e shoferit Ramazan Harapi 66-vjeç dhe pasagjerit Agim Harapi 52-vjeç.

zh.ll
Shoferi i dehur 'merr përpara' makinën në aksin
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy persona është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot. Dy autmojete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar vdekjen e shoferit Ramazan Harapi 66-vjeç dhe pasagjerit Agim Harapi 52-vjeç. Sipas njoftimit të policisë, shkaku kryesor i aksidentit krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, dyshohet se pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me shofer 33-vjeçarin Ardit Gjeçi, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Ky i fundit është  arrestuar në flagrancë nga blutë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur", njofton policia.

Poll

MOS HUMB