Aktualitet

I dënuar në Itali me 15 vjet burg për prostitucion dhe plagosje, arrestohet 61-vjeçari në Belsh

Gjykata e Lucca-s në Itali, në vitin 2016 e ka dënuar 61-vjeçarin me 15 vite dhe 9 muaj burg.

I.F
I dënuar në Itali me 15 vjet burg për prostitucion dhe plagosje,
PAMJE NGA ARRESTIMI

BELSH- Një 61-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belsh. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, i cili është dënuar me mbi 15 vjet burg në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”. Gjykata e Lucca-s në Itali, në vitin 2016 e ka dënuar 61-vjeçarin me 15 vite dhe 9 muaj burg.

“Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 86-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Belsh, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB